16:28 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Tri gola dhe dy asiste për 45 minuta, Edon Zhegrova e nis mrekullisht vitin e ri 2024

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e ka filluar në mënyrë fantastike vitin e ri 2024.

Zhegrova ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asiste në ndeshjen e Kupës së Francës, shkruan Indeksonline

Lille 6-0 Golden Lion – Edon Zhegrova 42′
byu/Cerxa insoccer

Këto statistika ylli kosovar i arriti në 45 minutat e para të ndeshjes ndaj Golden Lion.

Zhegrova bëri dy asiste në golat e Yazici dhe David, kurse gjeti rrjetën e golit tri herë personalisht./Indeksonline/