75 Mall Live Search
15:28 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / Gj Sh

Tre gola për tre pikë, Arsenali fiton ndaj Nottingham Forest

Arsenali e ka harruar humbjen nga Liverpuli dhe i është rikthyer fitoreve në Premierligës.

“Topçinjtë” në ndeshjen e sotme shënuan fitore ndaj Nottingham Forest, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Martin Zubimendi shënoi një gol të bukur në minutën e 32-të, i pari me fanellën e Arsenalit.

Me të nisur pjesa e dytë, sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres dyfishoi rezultatin.

Në minutën e 79-të, Zubimendi me golin e dytë personal, vulosi fitoren për skuadrën e Mikael Artetas.

Arsenali tashmë ka 9 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara, derisa Nottingham Forest ka 4 pikë./IndeksOnline/