75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tre gra rrahen nga bashkëshortet e tyre, bëhen për spital

Gjatë 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.

Në Gllogoc është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte e kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër/kosovare e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Dhunë ndaj gruas së tij ka ushtruar e dhe një person nga Prizreni.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me fëmijën e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës- transmeton IndeksOnline.

E për spital, është bërë edhe një grua nga fshati Banjë e Malishevës.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull  kosovar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj, si pasojë e dhunës ajo ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./IndeksOnline/