75 Mall Live Search
12:24 / E Diele, 23 Prill 2023 / Gj. Sh

Tre humbje në shtatë ndeshje, cila do të jetë e ardhmja e Tuchel te Bayerni?

Thomas Tuchel e ka nisur keq aventurën si trajner i Bayern Munchenit.

Në shtatë ndeshjet e tij të para, “Bavarezët” kanë regjistruar tre humbje, dy fitore dhe dy barazime, shkruan IndeksOnline.

Që nga ardhja e Tuchel si trajner, Bayerni është eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë dhe po ashtu ka humbur vendin e parë në Bundesligë.

Por pavarësisht rezultateve jo të mira, Tuchel do të vazhdoj të mbetet trajner i “Bavarezëve”.

Siç raporton Fabrizio Romano, Bayerni ka besim te tekniku gjerman, dhe pavarësisht se çfarë ndodh në Bundesligë, klubi nuk do të ndryshoj qëndrim për Tuchelin.

Gjatë afatit kalimtar veror, Bayern dhe Tuchel do të planifikojnë së bashku transferimet dhe projektin për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/