75 Mall Live Search
23:44 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

Tre ish-policë shpallen fajtorë për vdekjen e Geroge Floyd

Tre ish-policë të Minneapolis, të pranishëm në vdekjen e George Floyd, të cilit i mohuan të drejtat e tij civile, janë shfaqur përpara gjykatës.

Oficerët u akuzuan për shfaqjen e “indiferencës së qëllimshme ndaj nevojave serioze mjekësore të Floyd” gjatë tentativës për arrestim në maj të vitit 2020.

Tou Thao, 36 vjeç, J Alexander Kueng, 28 vjeç, dhe Thomas Lane, 38 vjeç, të gjithë dëshmuan në mbrojtjen e tyre në gjyq.

Ata thanë se nuk e kishin kuptuar që Floyd kishte nevojë për kujdes mjekësor në atë kohë.

Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë i cili u filmua duke gjunjëzuar në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, u shpall fajtor për vrasjen e tij prillin e kaluar. 

Chauvin u deklarua fajtor edhe në dhjetor, për akuzat federale për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd, si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Pamjet e arrestimit tregojnë Keung dhe Lane që ndihmojnë Chauvin për të mbajtur Floyd në tokë. 

Ndërkohë, Thao i mbante kalimtarët larg Floydit.