Tri javë para se Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për pagat, në Kosovë

Vendimi për masën e përkohshme në Ligjin e pagave është i vlefshëm deri më 30 qershor.
Pra, kanë mbetur edhe 3 javë para se mijëra punëtorë në sektorin publik, do të marrin përgjigje për fatin e pagave të tyre në shumë sektorë shtetërorë, shkruan Indeksonline.
Gjykata kishte vendosur njëzëri vazhdimin e masës së përkoshme në rastin KO219-/19 të parashtrauar nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. Punëtorët shëndetësorë mund të jenë përfituesit më të mëdhenj nga ky ligj, ngase do të kishte rritje të madhe pagash për të gjitha kategoritë në shëndetësi.
Punëtorët e arsimit, policët, zjarrëfikësit, stafi civil dhe shumë kategori të tjera do të përfitonin nga ky ligj./Indeksonline/