Tre kandidatë për ta zëvendësuar Arrasaten te Mallorca e Muriqit, një prej tyre një ish-i Real Madridit
Skuadra e Mallorcas mbrëmë shkarkoi nga pozita e trajnerit, Jagoba Arrasate.
Tani në mediat spanjolle po spekulohet për zëvendësuesin e tij, shkruan Indeksonline
Deri tani janë shfaqur tre emra, madje në mesin e tyre është edhe një ish-i Real Madridit.

Bëhet fjalë për Quique Sanchez Flores, i cili është i papunë që nga viti 2024.
61-vjeçari në të kaluarën ka qenë trajner i skaudrave të njohura, përfshirë Real Madridin, Sevillan, Watfordin, Benfican, Atletico Madridin etj.
Një emër tjetër është edhe ai i Luis Garcias, i cili e njeh mirë skuadrën e Mallorcas, pasi në vitin 2020 ishte në stol deri në vitin 2022.

Kurse emri tjetër është ai i Josep Lluis Marti.
50-vjeçari mbeti i papunë qysh nga viti 2024, sa u largua nga UD Ibiza.

Gjatë karrierës së tij, ka qenë pjesë e skuadrave, si: Leganes, Sporting Gijon, Giorna dhe Deportivo La Coruna./Indeksonline/

