Tre klube të mëdha italiane pas Frattesit

Inter është në negociata të avancuara për t’i siguruar shërbimet e lojtarit të Sassuolo, Davide Frattesi, shkruajnë mediet italiane.
Përveç fituesit të Kupës së Italisë, në garë për mesfushorin 23 vjeçar janë edhe Juventus dhe Roma.
Italiani këtë sezon me Sassuolo në të gjitha garat ka regjistruar 37 ndeshje, duke realizuar 7 gola.