Tre kosovarë arrestohen për terrorizëm, në Zvicër

Tre shtetas të Kosovës dhe një i Maq. së Veroiut janë arrestuar të premten në Zvicër nën dyshimin për terrorizëm, ka njoftuar Prokuroria Federale, raportojnë mediat zvicerane.
Sipas njoftimit, të arrestuar janë tre burra dhe një grua nga Ballkani, e që lidhen me vepra kriminale në dy muajt e fundit.
Ata akuzohen për “përkrahje apo pjesëmarrje në organizata kriminale”, teksa përmenden edhe grupet terroriste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik.
Të katër të arrestuarit janë midis moshave 26 dhe 34-vjeçare. Një nga të arrestuarit ka dy shtetësi, zvicerane dhe kosovare.
Ata janë arrestuar në Kantonin e Fribourgut.