10:41 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Tre kosovarë dhe dy zviceran arrestohen në Gjilan

Pesë persona janë arrestuar mbrëmë në Gjilan për posedim të substancës narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre nga të arrestuarit janë kosovarë kurdë dy të tjerët me nënshtetësi zvicerane.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj Shqiptar , tre prej tyre Kosovar ndërsa dy të tjerë me nënshtetësi Zvicerane , pasi që gjatë kontrollit në automjetin në të cilin gjendeshin, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë 1095.7gram. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport. /Indeksonline