Tre kosovarë dyshohet se për të rregulluar viza falsifikuan certifikata punësimi dhe trust pensional

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për falsifikim dokumentesh.
Sipas raportit të policisë tre persona dysohet se kanë bërë falsifikim dokumentedh për të aplikuar për viza dhe leje qëndrimi në Slloveni, transmeton IndeksOnline.
“Fshati Pantinë, Vushtrri; fshati Prekaz i Epërm Skenderaj; Prishtinë NN – NN. Është raportuar se tre të dyshuar m/k kanë bërë falsifikim të dokumenteve (certifikata punësimi dhe trust pensional) për të aplikuar për viza dhe leje qëndrimi slloven. Dy të dyshuar janë intervistuar më 12.06.2020 ndërsa i treti më 12.11.2020. Pas verifikimit të rastit ky i fundit është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/