75 Mall Live Search
19:52 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tre kosovarë e bëjnë kahre skuadrën norvegjeze

Sot në Norvegji është zhvilluar ndeshja mes Kristiansund dhe Viking në kuadër të Superligës norvegjeze.

Fitues dolën mysafirët me rezultat 3-5. Protagonistë në këtë ndeshje ishin 3 kosovarë, transmeton Indeksonline.

Pesë golat u shënuan nga kosovarët. Veton Berisha arriti të shënoj dy gola, Zymer Bytyqi po ashtu shënoj dy gola, kurse Ylldren Ibrahimaj shënoj një gol.

Me këtë fitore, skuadra e Viking ngjitet më lartë në tabelë me synimin që të arrij zonën që dërgon në gara evropiane.

Për momentin ata gjenden në pozitën e 8-të me 22 pikë pas 17 ndeshjeve.

Ata kanë 9 pikë më pak se pozita e tretë që dërgon në Evropa Ligë./Indeksonline/