75 Mall Live Search
14:43 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / L A

Tre kosovarë startojnë sot ndaj Bayernit

Bayerni do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj Hoffenheimit.

“Bavarezët”, synojnë të vazhdojnë ecurinë e tyre në krye të tabelës, ku kanë 3 fitore rresht.

Mirëpo vëmendja për këtë ndeshje është te ekipi i Hoffenheimit, pasi që në të luajnë tre kosovarët, Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu.

Dhe pikërisht të tre do të startojnë në këtë ndeshje.

Kujtojmë se ndeshja Hoffenheim-Bayern, do të zhvillohet sot në orën 15:30./IndeksOnline/