10:11 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / k.v

Tre kosovarë të arrestuar në Gjirokastër

Tre kosovarë janë arrestuar nga Policia e Shtetit në Gjirokastër pasi të njëjtit kanë paraqitur dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër, u arrestuan në flagrancë shtetasit Kosovarë: A.K, 23-vjeç, banues në Prizren, Z.Sh, 37 vjeç, banues në Suharekë dhe V.I, 24 vjeçe, banuese në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Indeksonline.

Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë paraqitur leje qëndrimi zvicerane, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Sipas policisë, kosovarët do të ndiqen penalisht për falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave, parashikuar nga neni 189, i Kodit Penal./Indeksonline/