Tre kundër një, momenti kur Shqipëria humb rastin ideal për fitore

Shqipëria ka barazuar 1-1 sonte me Çekinë në ndeshjen e cila u zhvillua në Pragë.
Golin për kombëtaren e Shqipërisë e ka shënuar futbollisti, Nedim bajrami, në minutën e 66-të, shkruan IndeksOnline.
Por kuqezinjët patën mundësi të marrin tre pikë të plota nga kjo ndeshje, nëse dyshja kosovare, Mirlind Daku e Arbnor Muja të tregoheshin më gjakftohtë.
Një kundërsulm i shpejt nxorri tre futbollistë të Shqipërisë përball portierit çek, me Dakun i cili zgjodhi të pasonte topin te Muja i cili nuk arriti të shënonte./IndeksOnline/