13:19 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tre liderët botërorë bëjnë thashetheme për Trumpin, por kapen “mat”

Justin Trudeau, Emmanuel Macron dhe Boris Johnson janë kapur “mat”, teksa bënin thashetheme për presidentin amerikan Donald Trump.

Askush nuk e përmendi me emër Trumpin, por sipas “Daily Mail”-it ishte e qartë se po flisnin për të.

Në disa pamje të shpërndara gjerësisht në mediat sociale, tre liderët botërore duket se po diskutojnë edhe pse presidenti francez Macron arriti me vonesë në Samitin e NATO-s.

Pjesë e këtij diskutimi është edhe princesha Anne, por nuk është ende e qartë nëse ajo u bë pjesë e “thashethemeve” të tyre.

Samiti i NATO-s u mbajt në Londër për shënuar 70-vjetorin e Aleancës. Në ceremoni nuk mungoi as zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump. Ajo u pa në krah të mbretëreshës Elizabeth.