75 Mall Live Search
12:30 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Tre lojtarët që Manchester United i synon t’i blej gjatë verës

Manchester United që nga ardhja e  Ole Solskjaer është bërë ekip krejtësisht tjetër.

Me Solskjaerin, United ka humbur vetëm një ndeshje në Premier Ligë dhe është vetëm tre pikë larg vendit të tretë, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘Standard’, United ka për qëllim që të sjellë tre super lojtarë në “Old Trafford”.  Bëhet fjalë për talentin e Dortmund, Jordan Sanchon, mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly dhe mesfushorin e Sportingu të Lisbonës, Bruno Fernandes.

Sancho këtë vit ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Evropë. Ai ka arritur që të shënoi 9 herë dhe të asistoi 17 herë në 35 paraqitje.

Kurse Koulibaly po llogaritet ndër tre mbrojtësit më të mirë në botë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr syrin e gjigantëve evropianë.

Ndërsa, Bruno Fernandes, gjatë këtij sezoni ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 11 asistime në 40 ndeshje./Indeksonline/