09:52 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Tre Luanët” magjepsen me kosovarët që ua lënë fëmijëve emrin “Tonibler”

Sonte zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 18:00.

Në lidhje me këtë “The Sports Man” ka shkruar një artikull ku thotë se tifozët dhe lojtarët anglezë janë mësuar të shkojnë në vende të huaja për ndeshjet e Anglisë, por në Prishtinë “Tre Luanët” kanë qenë të surprizuar.

Pritja e Anglisë në Prishtinë ishte e jashtëzakonshme. Kryetari i kryeqytetit të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shtrirë dorën e miqësisë për ekipin udhëtues dhe tifozët e tyre.

Postera me fotot e lojtarëve të Anglisë siç është “Mirësevjen vëlla” janë fotografuar në gjithë qytetin, dhe në baret e kafesë kamerierët kanë veshur maica me mesazhe të mirëseardhjes për tifozët anglezë.

Megjitëse konflikti mund të ketë qenë një zhurmë në sfond për shumë britanikë, ngjarjet e vitit 1998 dhe 1999 ende kujtohen në Kosovë, dhe mbetet një kapitull themelor në historinë e vendit, me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Toni Bler i cili luan një rol të madh, transmeton Indeksonline.

Në artikull përmendet edhe Jogusllavia, ku Kosova në vitin 1918 u bë pjesë e saj. Por me çlirimin e Kosovës, figura qendrore e Jogusllavisë, Slobodan Millosheviç u akuzua për krime lufte.

Pas sulmeve ajrore nga NATO, Toni Bler dërgoi rreth 50,000 ushtarë britanikë në përpjekje për ta zmbrapsur Millosheviçin në vitin 1999. Kosova përfundimisht shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, dhe Mbretëria e Bashkuar bëhet një nga kombet e para që njohu sovranitetin e saj.

Falë veprimeve të Tony Bler, ai mbetet hero në Kosovë, madje shumë shqiptarë i pagëzojnë fëmijët e tyrë “Tonibler” për nder të tij.

Jahir Sahiti për një television anglez kishte thënë se kur më pyesin si e quajnë djalin tim, i them “Unë u them atyre se emri është Tonibler dhe shpresoj që ai ta mbart atë me shëndet të mirë”.

Nëna Shukrija poashtu tha se “Unë shpresoj te Zoti që ai të rritet si Toni Bler”.

Anglia dhe Kosova u takuan për herë të parë në futboll në shtator të këtij viti, ku “Tre Luanët” i pritën në stadiumin e St Mary të Southampton. Një lojë e vrullshme ku përfundoi 5:3 për Anglinë./Indeksonline/