75 Mall Live Search
18:49 / E Diele, 30 Qershor 2024 / G T

“Tre Luanët” në gjumë, Sllovakia në epërsi pas pjesës së parë

Kombëtarja e Sllovakisë është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Anglisë në pjesën e parë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin e Schalkes në Gjermani.

Golin e vetëm në këto 45 minutat e para e shënoi Ivan Schranz në minutën e 25’të pas një asisti të bukur nga bashkëlojtari i tij, Strelec, shkruan Indeksonline

Anglia është duke bërë një paraqitje shumë zhgënjyese dhe tifozët kanë filluar të reagojnë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që kush fiton në këtë duel luan në çerekfinale ndaj Zvicrës në Euro 2024./Indeksonline/