75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Tre më të votuarit e LDK-së, kaq vota kanë marrë Hoti, Shala e Abdixhiku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Ndërkohë që tre kandidatët më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në zgjedhjet e 14 shkurtit janë, Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.

Hoti ka marrë 69 mijë e 640 vota, Shala 32 mijë e 700 vota dhe Abdixhiku 25 mijë e 264 vota.

Sipas këtyre rezultateve LVV-ja si parti e parë merr 58 vende në legjislaturën e re, PDK-ja 19, LDK-ja 15, ndërsa AAK-ja merr 8 vende. 20 vende ndërkaq u shkojnë pakicave./IndeksOnline/