75 Mall Live Search
09:16 / E Diele, 13 Qershor 2021 / AR

Tre meshkuj e rrahin dhe ia marrin me forcë 50 euro një qytetari në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi kanë sulmuar një qytetarë në Podujevë dhe më pas ia kishin amrrë me forcë 50€.

Sipas njoftimit të policisë me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton “Indeksonline”.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 12.06.2021 – 15:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pastaj nga ai i kishin marrë me forcë 50 €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.