3 meshkuj sulmojnë një femër,në Prizren
Tre meshkuj kanë sulmuar fizikisht një femër në Prizren.
Policia njofton se të tre personat janë arrestuar derisa viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.
Ky është njoftimi i policisë:
Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj k-shqiptar, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër k-shqiptare.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.