12:36 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / MSH

Tre milionë shikime/ Gruaja e një milioneri arab zbuloi se sa shumë shpenzon burri për të çdo javë

Gruaja e milionerit arab Jamal Bin Nadak, ndikuese me origjinë nga Britania, poston rregullisht video në TikTok në të cilat mburret me stilin e saj luksoz të jetesës.

Në një publikim të fundit, ajo u mburr me luksin që i ofron burri i saj i pasur dhe zbuloi se sa shpenzon për të në një javë.

Në video, ajo tregon se kishte pirë një kafe prej 186 eurosh në një restorant luksoz me pjata dhe filxhanë të veshur me ar, më pas tregoi çantat e stilistëve dhe njoftoi se burri i saj kishte shpenzuar 50,000 dollarë (rreth 46,000 euro) për blerjet e saj luksoze.

Një udhëtim në Evropë kushtoi gjysmë milioni dollarë (465.000 euro), një darkë luksoze 1.500 dollarë (pothuajse 1.400 euro), dhe ajo la 1.200 dollarë në sallon, ose 1.100 euro për një manikyr. Kështu, milioneri arab shpenzoi rreth 513,000 euro për gruan e tij atë javë.

“Unë gjithmonë shpenzoj shumë në Dubai”, ka shkruar ajo krahas postimit, i cili ka mbledhur më shumë se 3.7 milionë shikime.

“Nuk të besoj”, “Kam ngrënë një hamburger për drekë sot” dhe “Çfarë manikure kushton 1200 dollarë?”. janë vetëm disa nga komentet.