23:49 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tre motrat e sulmojnë keq një kamariere, ajo publikon foton me plagët e mëdha!

Një kamariere është sulmuar keq nga tre motra. Rasti ka ndodhur në “Hampshire” në Southampton të Anglisë.

Është vet Kylie Yorke, ajo e cila ka publikuar një fotografi të fytyrës së saj, ku dukshë vërehen dëmtimet e mëdha të pësuara gjatë një sulmi me shishe nga tre motra.

Yorke, gjendet ende në një shtrat spitalor. Ngjarja e rëndë ndodhi në momentin kur Yorke po festonte 30 vjetorin e lindjes.

Atë e sulmuan motrat Peck, Kylie, 26 vjeç, Kirsty, 31 vjeç dhe Danielle, 33 vjeç.

Sipas saj, motrat e nisën sulmin jashtë lokalit pasi atyre iu mohua hyrja.

Ngjarja e dhunshme ndodhi më 21 tetor të vitit të kaluar, por asnjërë nga motrat nuk përfundoi në burg për shkak se dy prej tyre ishin shtatzënë, ndërsa tjetra thuhej se nuk është e rrëzikshme për komunitetin.

Ky fakt duket se ka revoltuar Yorke, e cila ka marrë guximin për të publikuar fotografinë që brenda pak minutash ka bërë xhiron e botës./Indeksonline/