Tre muaj nga dëmtimi i rrugës, qytetarët ankohen: Askush nuk po merret me rregullimin e saj
Në shumë lagje të kryeqytetit mund të haseni në rrugë të dëmtuara, ku qytetarët e kanë të vështirë qarkullimin nëpër ato pjesë apo pothuajse të pamundur.
Njëjtë po ndodh edhe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku banorët kanë ankesa pasi që një rrugë në këtë lagje është dëmtuar muaj më parë dhe qytetarët po e kanë të pamundur qarkullimin në atë pjesë.
Një qytetar e ka adresuar shqetësimin e tij lidhur me këtë çështje, ku ka thënë që ka tre muaj që kjo rrugë është dëmtuar.
Indeksonline ju sjell disa fotografi ku mund të shihet kjo rrugë e dëmtuar në lagjen ‘Bregu i Diellit’./Indeksonline.


