16:59 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Tre muaj pas vdekjes së Blerim Pecit, bashkëshortja e tij e kujton me shumë dhimbje (Foto)

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Blerim Peci sot ka mbushur përplot tre muaj nga vdekja e tij.

Largimi nga jeta e aktorit të njohur ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe artdashësit anë e kënd Kosovës. Por dhimbja më e madhe duket se e ka kapluar bashkëshorten e tij, Afërditën e cila për 3 mujorin e vdekjes së tij ka bërë një dedikim rrëqethës.

Më poshtë keni postimin e plotë të bashkëshortes së të ndjerit…

“Tre muaj nga çasti kur zemra e Belit pushoi përjetësisht.
Tre muaj nga fryma e tij e fundit, nga mbyllja e perjetshme e syve te tij.
Tre muaj betejë me ankthin që përjetoj.
Kohë relativisht e gjatë pasi malli e dyfishon apo dhjetëfishon.

Koha kalon por jo dhimbja. Kambana dhimbjeje bien në çdo sekond.
Malli per ty nuk shuhet.
Zemra nuk pajtohet me fatin e as fati nuk pajtohet me zemren.
Shpirti im duket i humbur përballë humbjes tënde.
Loti im duket i vogël përballë dhimbjes që ndjej.
Alarme loti kersasin në mua por unë vazhdoj lotoj. Lotoj gjër në pafundësi.

Prej tre muajsh po bashkëjetoj me kujtimet për ty. Fotografitë tua po më shoqërojnë. Imazhin tënd e kam në sy. Veprat tua artistike i kam këtu. Ta dëgjoj edhe zërin tënd. Ti ishe i madh Beli im, nuk je njeri që harrohesh. Nuk je i tillë. Ti do të kujtohesh përjetësisht.” ka shkruar ajo.

Ndryshe, Blerimi pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë./Indeksonline/