10:13 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shkatërrohet parku i lojërave, në “Kodrën e diellit”

Pavarësisht iniciativave për të krijuar kënde argëtuese e rekreative për fëmijët, ato shpesh janë dëmtuar nga vetë qytetarët.

Para pak 3 muajsh në rrugën “Armend Daci” në ”Kodrën e diellit” u vendosën lodrat e reja për me të vegjlit, ku ata do të kishin mundësinë të luanin e të kalonin kohë me moshatarët e tyre, por tashti gjendja e këtij parku është e tmerrshme, përcjellë Indeksonline.

Vrojtuesit e lagjes kanë publikuar një fotografi ku shihet ky park tërësisht i shkatërruar./Indeksonline/