75 Mall Live Search
21:20 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Tre musketarët”, Ermali, Ledri dhe Lumi B më elegante se asnjëherë më parë

Janë artistët më të dashur dhe më të kërkuar në trojet shqiptare. Ata numërojnë hite të shumta dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Por, përveç bashkëpunimeve muzikore, kjo treshe fantastike janë edhe miq mjaftë të mirë dhe shihen vazhdimisht së bashku, shkruan Indeksonline.

Sonte tre artistët po marrin pjesë në dasmën e mikut të tyre, producentit Arbër Gjikolli i njohur për publikun si Big Bang.

Në një foto të publikuar nga nëna e Ledrit, Xheraldina Vula shihen të tre së bashku të veshur në kostume elegante.

“Tre musketarët”, ka shkruar Xheraldina duke iu ka referuar tre artistëve./Indeksonline/