75 Mall Live Search
20:47 / E Martë, 10 Maj 2022 / OSH

Tre ndeshje para mbylljes të sezonit, “Superkompjuteri” parashikon fundin e Premier Ligës

Një “Superkompjuter” ka parashikuar një fund magjepsës të sezonit 2021/22 të Premier Ligës angleze.

Ende asgjë nuk ka përfunduar sa i përket titullit, kualifikimit drejt garave evropiane, dhe se cila do të jetë skuadra e fundit që do të sigurojë rënien nga liga.

Pas analizimit të ndeshjeve të mbetura dhe formës momentale, “Football Web Pages” tani ka parashikuar pozicionet përfundimtare për të 20 ekipet e Premier Ligës, përcjell KosovaPress.

Ata kanë parashikuar që City të fitojë titullin e tyre të katërt në pesë vitet e fundit, duke përfunduar sezonin me 95 pikë, tre sosh më shumë se rivali i tyre dhe vendi i dytë, Liverpooli.

Po ashtu, “Superkompjuteri” ka parashikuar se Chelsea do të përfundojë i treti, dhe se Tottenham do të mposht Arsenalin për vendin e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sipas parashikimit të tyre, Tottenham do t’i fitojë të tri ndeshjet e mbetura dhe do ta mbyllë sezonin me 71 pikë, një pikë përpara Arsenalit.

West Ham pritet të përfundojë në vendin e gjashtë që dërgon në Ligën e Evropës, ndërsa Manchester United do ta mbyll këtë sezon me vendin e shtatë, dhe një vend në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë, Leeds parashikohet të bie nga liga, së bashku me Norwich dhe Watford, tashmë të konfirmuar, ku sipas parashikimit, Leeds nuk do të marrë një pikë tjetër këtë sezon dhe do ta mbyllë sezonin me 34 pikë.

Më poshtë mund ta gjeni parashikimin e “Superkompjuterit” për fundin e këtij sezoni të Premier Ligës angleze.

1 – Manchester City – 95 pikë

2 – Liverpool – 92 pikë

3 – Chelsea – 76 pikë

4 – Tottenham – 71 pikë

5 – Arsenal – 70 pikë

6 – West Ham – 58 pikë

7 – Manchester United – 58 pikë

8 – Wolves – 53 pikë

9 – Brighton – 50 pikë

10 – Leicester City – 49 pikë

11 – Crystal Palace – 48 pikë

12 – Aston Villa – 47 pikë

13 – Brentford – 46 pikë

14 – Newcastle – 44 pikë

15 – Everton – 42 pikë

16 – Southampton – 40 pikë

17 – Burnley – 37 pikë

18 – Leeds – 34 pikë

19 – Watford – 24 pikë

20 – Norwich City – 21 pikë