75 Mall Live Search
14:44 / E Hënë, 25 Mars 2024 / S Z

Tre në një, deputetët e opozitës e “gozhdojnë” Sali Zyben e Vetëvendosjes në komision

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, në takimin e sotëm ka diskutuar rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit.

E kjo ka ngjallur debat në këtë komision, ku nuk kanë munguar përplasjet mes deputeteve të LDK-së Valentina Bunjakut e Dorasa Kica-Xhelili me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Sali Zyba. E pjesë e këtij debati ishte dhe kryetari i komisionit Rashit Qalaj.

 E gjithë kjo filloi pasi që deputeti  Zyba insistonte ta marrë fjalën, duke iu thënë deputeteve se duhet të mësojnë të flasin.

 “Leni ta kryej njëherë  more, a doni me u mësu me fol”, tha Zyba.

E deputetet Bunjaku e Kica-Xhelili i thanë Zybes se kur ai bënë debat dhe ato kanë të drejtë rë përgjigjen.

“Kur bënë debat kemi të drejtë të përgjigjemi. E para nuk dashta me fillu ky takim me këtë çasje. E dyta e filluat shumë meçem, urtë dhe qartë, që jeni të interesuar për të bërë kërkesen tek kryesia për ta zgjatur mandatin iu përgëzojë. Veç ta dijmë ku jemi, se është mirë me ndëgju”, tha Bunjaku. .

 Por debati ka vazhduar mes deputetit Zyba dhe deputetës Kica -Xhelili. Zyba akuzoi Kica-Xhelilin se po kërcënon.  

“ E fillove ti, stop kërcënimet dhe shantazheve. Ja çfarë cinike është kjo. E di çfarë the,  se unë mbajë shënime ”, tha Zyba.

E Kica i tha Zybës se ai shkruan sa herë flet ajo, por se ajo nuk shkruan kur flet ai.

“Të kërcënova me drejtësi. Për çka cilat janë kërcënimet.  Ti shkruan sa herë flas unë,  por unë nuk shkruaj kurrë çka flet ti, ky është dallimi. Por kur i merr shënimet,  merri të sakta qysh i them mos i merr mbrapsht”, tha Kica-Xhelili.