Tre nxënës hyjnë me forcë në një shkollë në Obiliq, jo për të mësuar por për të vjedhur

Tre të mitur janë arrestuar pasi që kanë hyrë në një shkollë në Obiliq dhe kanë vjedhur pajisje kompjuterike dhe vegla muzikore.
Të dyshuarit janë intervistuar nga polica dhe më pas janë liruar derisa i kanë kthyer edhe gjësendet e marra në shkollë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ( të mitur) pasi që ata me forcë kishin depërtuar në brendinë e një objekti shkollor dhe nga aty i kanë vjedhur: një monitor kompjuteri, dy instrumente muzikore dhe disa gjësende tjera. Ata pas intervistimit janë liruar, ndërsa sendet e vjedhura janë kthyer”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/