Tre orë pas aksidentit, krani tërheqë kamionin e rrokullisur nga autostrada

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në afërsi të fshatit Sllatinë. Një kamion ka humbur kontrollin, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete.
Pas tre orësh, krani ka arritur të tërheqë kamionin e rrokullisur nga rruga, dhe pritet që së shpejti segmenti të hapet për qarkullim të lirë.
Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar – dy prej tyre rëndë dhe një me lëndime të lehta. Të gjithë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Sipas Shefit të Emergjencës, Naser Syla, të lënduarit janë në gjendje stabile dhe po iu bëhen ekzaminimet e nevojshme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e aksidentit./IndeksOnline/