Tre persona gjuajtën me armë në ahengje, Policia jep detaje për rastet

Policia në Pejë ka njoftuar se tre persona janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Dy persona dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në një aheng në Jabllanicë të Leshanit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 15.08.2024, është njoftuar se nё fshatin Jabllanicё e Leshanit-Pejё, me datё 06.08.2024 rreth orёs 18:00, nё njё aheng dy persona kanё shtёnё me armё.”
Ndërsa tjetri dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng në Nabërgjan.
“Gjithashtu me datё 15.08.2024, Policia ёshtё njoftuar se me datё 08.08.2024, nё fshatin Nabergjan-Pejё, njё person ka shtёnё me armё zjarri nё njё aheng. Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor Pejё, pas njё pune intensive, me datё 15.08.2024, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tre (3) personat e dyshuar nё kёto raste.”
Policia ka sekuestruar:
– Njё (1) armё AK47
– Dy (2) karikator i sё njëjtës armë
– Njё (1) gёzhojё
– Njё (1) armё Pistoletё me gas Broëing cal:9mm
– Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
– Njё (1) shurdhues i armёs
– Tridhjetё e dy (32) fishek cal: 9mm
– Njё (1) armё Pistoletё Canik 9mm
– Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
– Katёr (4) fishekё 9 mm.