75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 12 Janar 2026 / Z S

Tre persona hapin zjarr para biznesit të një shqiptari, në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së hënës në zonën Agios Dimitrios në Greqi.

Mediat greke bëjnë të ditur se u plagosën pronari i një restoranti suvlaki, 70 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, dhe djali i tij 39 vjeç, raporton A2CNN-i.

Sipas policisë, rreth orës 02:40, tre persona mbërritën me makinë pranë biznesit në rrugën “Agoniston Polytechneiou” dhe hapën zjarr. 70-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa djali i tij u plagos në kofshë dhe pulpë. Të dytë u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje u gjetën katër gëzhoja. Autorët u larguan menjëherë nga zona me automjet në drejtim të panjohur. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes i ka marrë në dorë policia greke, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë speciale të krimeve të rënda./Indeksonline/