12:17 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Tre persona i grabisin armën dhe e sulmojnë rojën e pyllit të Dobratinit

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Dobratin të Podujevës, tre persona të dyshuar kanë sulmuar rojën e pyllit dhe i kanë grabitur armën zyrtare.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore të stacionit të Podujevës i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrit të identifikojnë personat e dyshuar si dhe të sekuestrojnë armën e  cila i është grabitur rojës së pyllit.

Rasti është proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit policor të stacionit te Podujevës po kryejnë procedurat e nevojshme policore.