75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / KV

Tre persona rrihen fort mes vete në Fushë-Kosovë

Janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ishin përleshur në mes vete në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Rrahja ka ndodhur të enjten rreth orës 16 e 30 minuta,  transmeton portali IndeksOnline.

Si pasojë e përleshjes viktima dhe dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/