10:51 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tre persona sulmojnë fizikisht sigurimin e një diskoteke në Gjilan

Tre persona kanë sulmuar fizikisht personelin e sigurimit të një diskoteke në Gjilan.

Sipas policisë, në rrugën “Kamenicës” në Gjilan si pasojë e këtij incidenti kanë pësuar lëndime trupore tre persona, ndërsa tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy thika, një prej dhe një shufër.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht personelin e sigurimit të një diskoteke. Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy thika, një sprej dhe një shufër. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka raportuar policia./Indeksonline/