17:11 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Tre persona të lënduar në aksidentin te Posta e Madhe, ku u përfshi një veturë luksoze

Gjatë ditës së sotshme ndodhi një aksident te Posta e Madhe në Prishtinë, ku e përfshirë ishte një veturë luksoze.

Indeksonline kontaktoj me zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për këtë aksident.

“Sot rreth orës 16:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 5 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shprehë ajo./Indeksonline/