Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Drenas-Skenderaj

IndeksOnline ka raportuar më parë për një aksident në rrugën Drenas-Skenderaj.
Nga Policia e Kosovës për IndeksOnlinen kanë bërë të ditur se tre persona janë lënduar.
“Rreth orës 12:30, në rrugën Drenas -Skenderaj ka ndodhur një aksident komunikacion midis dy automjeteve në levizje.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.
Me rastin po merren njësitet policore të trafikut rrugor”, tha zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti./IndeksOnline/
