08:58 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / OSH

Tre persona të lënduar në vetaksident në Novobërdë

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të së mërkures në fshatin Llabjan në komunën e Novobërdës.

Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për IndeksOnline, ka konfirmuar se tre persona janë lënduar si pasojë e vetaksidentit.

Ai theksoi se të njëjtit janë jashtë rreikut për jetë.

Kurse, edhe një aksident tjetër ka ndodhur në fshatin Parallog të së njejtës komunë, ku kishte vetëm dëme materiale./IndeksOnline/