13:44 / E Diele, 21 Mars 2021 / OSH

Tre persona të lënduar nga aksidenti në Gllarevë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë.

Në lidhje me këtë aksident, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12, magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy veturave.”

“Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalin rajonal në Pejë.”

“Në vendngjarje janë hetuesit dhe ekspertet e trafikut, të cilët po shikojë rrethanat se si ka ardhur deri tek aksidenti”, tha ai./Indeksonline/