75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Tre persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Tre persona janë lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përcjellë Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretmant mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.