Tre persona të lënduar nga aksidentu ku u përfshinë katër vetura në Podujevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Podujevë, përkatësisht në fshatin Sekiraq. Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
Policia e Kosovës në një përgjigje për IndeksOnline ka bërë me dije në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.
“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e PK-së.