75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tre persona të vdekur nga koronavirusi, në Kosovë!

QKUK-ja ka njoftuar se dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. (1958) nga Komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. (1964) nga Komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Po ashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili eshte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) më 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitiv për COVID-19.

Njoftimi:

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.06.2020, janë të hospitalizuar 101 raste.

Sot, nga klinika do të lirohen 16 raste, 13 raste me Covid-19 pozitivë në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si edhe 3 të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si edhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. (1958) nga Komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. (1964) nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.