75 Mall Live Search
15:08 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tre persona vdesin për 24 orë nga koronavirusi

IKShPK-ja sapo ka publikuar raportin e saj 24 orësh në lidhje me personat e infektuar gjatë kësaj perudhe, duke bërë të ditur se nga 828 mostra të marra kanë rezultuar 118 persona pozitivë, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 persona.

“ Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).”, bëhet e ditur në raport, duke shtuar tutje se aktualisht në mbarë vendin nga virusi corona kanë humbur jetën 656 qytetarë./IndeksOnline/