Tri pikët si për “ilaç” u duhen, Drita dhe Drenica sot e hapin javën e 32-të të Superligës së Kosovës

Sot luhet java e parafundit e Superligës së Kosovës, ku pritet të sqarohen shumë gjëra.
Ndeshja e vetme, që do të luhet sot është ajo midis Dritës e Drenicës nga ora 17:00, transmeton Indeksonline.
Dy skuadrat kanë synime të ndryshme, por tri piëkt janë opsioni i vetëm.
Drita, që është në garë për titull, duhet të fitojë ndryshe do t’ia ulë gjasat vetes për të fituar titullin.
Ekipi nga Gjilani është lider në Superligë, por ka vetëm një pikë më shumë se Gjilani dhe dy më shumë se Ballkani. Një gabim do të ishte fatal për Dritën.
Drenica është duke luftuar për mbijetesë. Ajo është vetëm tri pikë larg zonës së kuqe. Në rast se pëson humbje rrezikon seriozisht rënien nga Superliga./Indeksonline/