Tre policë qëllohen për vdekje në Francë, një i plagosur

Tre oficerë të policisë janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur në Francën qendrore.
Sipas kanalit francez të lajmeve BFMTV, ekipi po i përgjigjej një raporti të dhunës në familje në një shtëpi afër Puy-de-Dome kur sulmuesi hapi zjarr.
Kryebashkiaku i qytetit, Francois Chautard tha se oficerët u qëlluan nga një i dyshuar mashkull kur mbërritën.
Incidenti është ende në proces, por një grua që ishte brenda në shtëpi thuhet se është e sigurt.