75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Tre policë të lënduar, një i plagosur po kurohet në klinikën kirugjike

Gjatë aksionit të njesisë speciale ROSU në komunat veriore, kanë mbetur të lënduar 3 policë.

Ata kanë kërkuar asistencë mjekësore në spitalin e Mitrovicës.

Megjithatë gjendja e tyre nuk është kritike dhe dy policë janë liruar nga spitali pas tretmanit mjekësor, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tjetri vazhdon të kurohet në klinikën kirurgjike, pas plagës që ka marrë në ektremitetin e poshtëm. Polici është plagosur me armë zjarri.

Në spitalin e Mitrovicës, janë duke u kuruar edhe tre serbë të lënduar dhe një rus.

/Indeksonline/