75 Mall Live Search
14:59 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Tre portierët e Kosovës me skuadra të reja

Tre portierët e Kosovës, Samir Ujkani, Arianet Muriq e Visar Bekaj po kalojnë javët e fundit në skuadrat e tyre.

Ujkani është i pakënaqur me situatën te Rizespor ku nuk po gjen pothuajse fare minutazhë dhe ka kërkuar largimin. Rikthimi në Serie B është më i mundshmi.

Aro Muriq me shumë gjasa do të huazohet nga Manchester City. Portieri i talentuar kosovar ka oferta nga skuadra të ligës Championship në Angli, nga Holanda, apo ndonjë skuadër nga Premierliga si portier rezervë.

Visar Bekaj poashtu pritet ta lë Prishtinën në verë. Gardiani i Prishtinës ka oferta nga Belgjika, Zvicra e Holanda dhe është në dilemë se në cilin kampionat ta vazhdojë karrierën./Indeksonline/