Tre shpërthime dëgjohen në Teheran, dalin fotot e para
Tre shpërthime janë dëgjuar në qendër të Teheranit, sipas raportimeve të mediave iraniane, transmeton BBC.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars News Agency njofton se ka marrë raportime sipas të cilave disa raketa kanë goditur zonën e Republikës në kryeqytetin iranian, ndërsa tash janë publikuar edhe fotot e para nga vendi i ngjarjes.


Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin.

